Fazlliç tregoi se në gjykatën britanike, është paditur Mero Baze, drejtues i gazetës, si i përdorur nga grupe të caktuara. Për rrjedhojë, në këtë proces, sipas Fazlliç, gjykata ka vendosur këto ditë që të dënojë me gjobë botuesin e së përditshmes që prej pak vitesh është antiqeveritare. Fazlliç tregoi se me vendimin e gjyqit në Londër, Mero Baze i detyrohet një shumë prej 50 mijë paund (rreth 7.4 milionë lekë të rinj). Fazlliç komentoi edhe vendimin për pushimin e çështjes nga Prokuroria e Përgjithshme. Ai tha se “vendimi i dha përgjigje gjuetisë së shtrigave dhe duhet të shërbejë si një mësim i mirë për prokurorinë”. “Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme, më ka borxh një ndjesë publike për të gjitha akuzat që ka ngritur ndaj meje dhe bizneseve të mija, të cilat për shtatë muaj me radhë i mbajti nën hetim”, – deklaroi Fazliç. Fazliç ka bërë edhe komente mbi gjendjen ekonomike në vendin tonë, kur tha në mbyllje të konferencës por shtyp, se i vinte mirë që “pas shumë problemeve ekonomike, ekonomia e Shqipërisë ishte e fortë”.