Tiranë – Rama shpreh shqetësimet në takimin me Ambasadoren Glover

Gjatë këtij takimi, Edi Rama ka shprehur mbështetjen e Partisë Socialiste për misionin e ODIHR dhe në të njëjtën kohë e ka njohur Ambasadoren me disa nga shqetësimet e opozitës në lidhje me procesin e ardhshëm zgjedhor. Procesi i pajisjes të votuesve shqiptarë me letërnjoftime elektronike ka qenë një nga problematikat e ngritura nga lideri i opozitës, sikundër edhe numri i madh i zyrave të aplikimeve të cilat edhe sot mbeten të mbyllura në shumë komuna e bashki të vendit. Kreu i Misionit Vëzhgues të ODIHR dhe Kryetari i Partisë Socialiste shprehën interesin e tyre të përbashkët për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për Shqipërinë, si një vend anëtar i NATO-s.

Advertisement