Tiranë – Leskaj takohet më këshilltarin politik të BERZH

Zyra për shtyp e PS-së, bëri të ditur se në takim me Leskajn, Leviti shprehu interes mbi situatën ekonomike e politike në vend, mbi prioritetet politike e ekonomike të programit të Partisë Socialiste, si dhe për efektetet e krizës globale në vendin tonë. Leskaj e informoi atë lidhur me situatën ekonomike e politike në vend sidomos në prag të zgjedhjeve duke u ndalur posacërisht në rolin e opozitës gjatë këtyre katër viteve. “Ndryshe nga më parë opozita ka qenë ofruese e nismëtare e disa prej reformave më të rëndëësishme në vend”, i ka theksuar Leskaj Levitit. Më pas kryetarja e grupit parlamentar të PS duke ju përgjigjur interesimit të Levitin për buxhetin e shtetit, theksoi shqetësimet e shprehura në vijimësi nga opozita për abuzimin me buxhetin e shtetit. Leskaj vuri në dukje se “buxheti është kthyer në një buxhet elektoral në funksion të partisë në pushtet, pa u shqetësuar për pasojat e rënda që sjell një politikë e tillë”. Një moment i rëndësishëm për të cilin Levitin shprehu shqetësim dhe interes ishte dhe cështja e qëndrueshmërisë së administratës publike. Në përgjigje të këtij interesimi Leskaj nënvizoi faktin se qeveria ka bërë hapa prapa sa i përket administratës publike duke zëvendësuar eskpertet dhe specialistët më operative politikë. Levitin nga ana e tij shprehu shqetësim për mbetjen prapa të Shqipërisë përsa i përket faktit të plotësimit të tregut me mallra konsumit që përgjithësisht importohen nga jashtë. Me interes të vecantë ishte dhe tema e qëndrimit të PS lidhur me institucionet financiare ndërkombëtare posacërisht FMN e BB, ku Leskaj ripërsëriti se PS ka qenë kundër largimit të FMN nga vendi. Ankesa e radhës nga ana e PS, ka qënë për rrugën Durrës Kukës, për të cilën Leskaj theksoi faktin se PS ka qënë nismëtare për ndërtimin e kësja vepre, por që qeveria abuzoi me fondet me veprën madhore.

Advertisement