Tiranë – OSBE nuk do të ndryshojë kreun e misionit vëzhgues

Kështu është shprehur zëdhënësi i ODHIR-it Jens-Hagen Eschenbaecher në një intervistë për BBC-në. Sipas tij qeveria shqiptare ka kundërshtuar emërimin e kryetares së misionit vëzhgues të zgjedhjeve në Shqipëri por OSBE-ja nuk do të ndryshojë kreun e misionit vëzhgues Glover. Misioni i ODIHR-it do të vlerësojë zgjedhjet nëse ato përmbushin angazhimet e OSBE-së, standardet ndërkombëtare, si dhe ligjet e vendit theksoi Eschenbaecher.

Advertisement