Johnny Depp është transformuar sic nuk e keni parë ndonjëherë.
Në trailer-in e porsa publikuar të filmit të tij më të ri “Black Mass”, aktori luan rolin e bosit të krimit në Boston, Whitey Bulger, i cili gjithashtu u bë informator për FBI-në në 1975-ën, para se të fshihej për 16 vjet.
Filmi “Black Mass” gjithashtu tregon edhe përpjekjet e Bulger për të zhdukur një familje mafioze e cila po i “pushton” territorin.
Whitey më në fund u arrestua në Santa Monica në 2011-ën, ndërsa në 2013 atij iu dhanë 31 akuza dhe u dënua me burgim të përjetshëm.
Në film së bashku me Depp luajnë edhe aktorët Dakota Johnson, Benedict Cumberbatch, Kevin Bacon, Peter Sarsgaard dhe Adam Scott.
Johnny Depp transformohet në gangsterr, shikoni trailer-in
Friday, December 5, 2025
SourceToofab
- Advertisment -


