Këngëtarja Zanfina Ismaili edhe pse single shpërndan dashuri. E aq më tepër kur është fjala tek kafshët.
Instagram-i i saj është i mbushur me foto e video të kafshëve që këngëtarja ka në shtëpi.
Por Zanfina tregon kujdes edhe me kafshët që nuk janë të sajat.
Kështu ka ndodhur gjatë qëndrimit të Ismailit në Shqipëri ku ka postuar një fotografi duke ushqyer një qen.
“Para disa ditësh në kufinin e Shqipërisë duke ushqy një qen shumë të uritun. Me shpresë që më mos të shoh në Kosovë qen apo maca të uritur deri në vdekje”, ka shkruar Zanfina.

Advertisement