Egjipt – Netanyahu bisedime me Mubarak

Ai ndodhet në pikën turistike Sharm el-Sheikh, ku do të ketë bisedime me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak. Marrëdhëniet mes izraelitëve dhe aleatit të vjetër arab u tensionuan, që pas fitores së Netanyahut. Egjipti është i shqetësuar për qëndrimin e tij dhe të ministrit të Jashtëm, Avigdor Lieberman ndaj procesit të paqes me palestinezët. Izraeli ka refuzuar deri tani të pranojë idenë e krijimit të një shteti palestinz. Egjipti po kërkon që Netanyahu të qartësojë pozicionin e tij për këtë cështje. Kryeministi nuk shoqërohet në këtë vizitë nga shefi i diplomacisë.

Advertisement