Tiranë – Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e Prokurorisë

Kërkesa ka patur të bëjë kryesisht me kryetarin e trupës, Besnik Imeraj. Prokurorët në argumentimin e bërë gjatë seancës deklaruan se gjyqtari i Kolegjit Penal ka lidhje me disa prej të akuzuarve dhe se vajza e tij ka qënë avokate e një prej të akuzuarve kryesorë të cështjes, Mihal Delijorgjit. Sipas prokurorisë vetë gjyqtari ka lidhje shoqërore me një nga avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njëkohësisht edhe i afërm i tij. Argumenti tjetër i prokurorëve është se tre gjyqtarët Besnik Imeraj, Imer Bala, Evgjeni Sinoimeri kanë dhënë një vendim kundër prokurorisë në lidhje me një nga procedurat e prokurorisë gjatë hetimit të tragjedisë së Gërdecit. Besnik Imeraj është edhe drejtuesi i trupit gjykues të kësaj cështje. Mësohet se trupi gjykues është tërhequr për të dhënë një vendim për kërkesën e prokurorëve të kryesuar nga prokurori Sokol Stojani. Neë gjyq janë 29 të akuzuar nga të cilët 4 janë të arrestuar. Pjesa më e madhe e të akuzuarve VIP nuk janë paraqitur në sallë, por kanë dërguar avokatët e tyre.

Advertisement