Tiranë – Studentët do të votojnë në vëndet ku banojnë

Për zgjedhjet e 28 qershorit, studentët mund të votojnë vetëm pranë qëndrave të banimit. Ndryshe nga vitet e tjera, Kodi Zgjedhor nuk parashikon ngritjen e qëndrave të votimit në ambientet studentore. Vetëm në qëndrat studentore të Tiranës jetojnë rreth 10 mijë studentë. Për të hedhur votën për partinë e preferuar, atyre u duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, në një kohë kur procesi zgjedhor u përkon edhe me sezonin e provimeve. Ndaj, shumë prej tyre nuk do të marrin përsipër të shkojnë të votojnë, sepse i bie që të humbasin jo një ditë, por dy ose më shumë nga sezoni. Në universitetet shqiptare studiojnë rreth 115 mijë të rinj, ku një pjese të konsiderueshme të tyre u duhet të kthehen në qytetet e veta vetëm për të votuar. Ndërkohë, rektorët e universiteteve sqarojnë se nuk do të lihet asnjë datë provimi ditën e zgjedhjeve por edhe ditën para tyre, në mënyrë që t’u jepet mundësi studentëve të shkojnë për të votuar në zonat e tyre elektorale. Ndërkohë që fakulteti i Inxhinierisë do ta pezullojë sezonin për plot një javë, pasi në ambientet e këtij fakulteti do të zhvillohen votime.

Advertisement