Kinë – Shfaqet rasti i parë i virusit H1N1

Tashmë pacienti është dërguar në një spital në Chengdu, në krahinën e Sichuan. 30 vjeçari, kishte mbërritur nga SHBA-ja dhe kishte bërë një ndalesë në Tokio para një ulje Ndërkombëtare në Pekin. Më parë Kina kishte njoftuar se në Hong-Kong ndodhej një meksikan i infektuar me H1N1. Media shtetërore njoftoi se personi i sëmurë ishte transferuar në spitalin në Chengdu, ndërsa ministria e Shëndetësisë u kërkoi autoriteteve të tregojnë kujdes që të shmangen kontaktet e të infektuarit me persona të tjerë.

Advertisement