Sarah Stage, modelja nga Los Angeles, e cila gjatë shtatëzanisë së saj dukej aq e dobët dhe me muskuj sa i habiti të gjithë ka sjellë në jetë beben e saj.
Barku i saj gjatë shtatëzanisë, e deri në muajin e tetë dukej aq i vogël sa në të gjitha rrjetet sociale njerëzit nisën të shqetësoheshin.
Por me sa duket nuk ka patur asgjë për tu shqetësuar, pasi Sarah ka sjellë në jetë një bebe të shëndetshëm, plot 3 kg e 800 gram dhe 55 cm të gjatë të cilit i ka vënë emrin James Hunter.
Madje duhet thënë që për një bark aq të vogël sa e kemi parë në selfie-t që ajo postonte në Instagram, është një djalosh goxha i madh!