PE, Komisioni i Jashtëm miraton draft-rezolutën për Shqipërinë

alt

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka votuar draft-rezolutën për Shqipërinë.
Nga informacionet e fundit mësohet se rezolutës, e hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein, i janë shtuar disa amendamente.
Draft-rezoluta u miratua nga Komisioni i Jashtëm me 51 vota pro dhe 3 kundër.
Grupet politike konfirmuan mbështetjen për draft-rezolutën, përfshirë nisjen e shpejtë të negociatave, nëse vendi përparon mjaftueshëm me 5 prioritetet kyçe dhe zhvillon dialog politik të qëndrueshëm.
Vlerësimi i raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë ishte “gjysmë gote”, sidomos sa i takon luftës ndaj krimit të organizuar.
Nga 192 amendamente, rreth 140 prej tyre u grupuan në 16 amendamente kompromisi, 9 të tjera u quajtën të pranueshme nga raportuesi, ndërsa u rrëzuan amendamentet e Frontit Nacional dhe eurodeputetëve të tjerë ekstremistë mbi mosanëtarësimin e vendit në BE.

Advertisement