Greqi – Karamanlis kërkon mbylljen e punimeve të kuvendit

Si shkak për këtë kërkesë ai ka përdorur pretekstin e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet në Parlamentin Europian. Pasi presidenti i vendit ka miratuar kërkesën gjatë seancës së ditës së djeshme, deputetëve u është komunikuar vendimi, i cili është pasuar me reagime tepër të mëdha nga opozita greke. Sic dihej në javën që vjen, parlamenti grek do të shqyrtonte edhe një herë disa prej cështjeve më serioze të politikës greke, të cilat kanë marrë përmasat e skandaleve përderisa në to përfshihen emrat e disa prej ministrave të kabineteve të Karamanlisit. Me mbylljen e parlamentit të gjitha këto skandale nuk mund të shqyrtohen më sipas ligjit grek, i cili bën të qartë se nëse kanë kaluar dy legjislacione parlamentare, këto skandale, që kanë të bëjnë me ministrat e qeverisë Karamalis prej vitit 2004, kur erdhën në fuqi konservatorët , fshihen nga protokollet dhe nuk trajtohen më nga komisionet e kuvendit.

Advertisement