PS konfirmon kandidaturat për 6 qarqe, javën e ardhshme kandidati për Tiranën

Friday, December 5, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me deputetë të Partisë Socialiste, të cilët do të lënë mandatin për të garuar në zgjedhjet e ardhshme lokale. Paraprakisht është mësuar se kandidati për Bashkinë e Tiranës do të shpallet javën e ardhshme, ndërsa do të vijojnë akoma sondazhet në PS për kandidaturat.
Pas takimit me Ramën, deputetja Mimoza Hafizi rikonfirmoi Keti Bazhdarin si kandidaturën e PS për Bashkinë e Shkodrës.
Ndërsa ministri Shkëlqim Cani ka dhënë emrat e kandidaturave për bashkitë në qarkun e Dibrës dhe Kukësit.
Deputeti Blendi Klosi bëri të ditur emrat e PS për qarkun Durrës, duke konfirmuar Vangjush Dakon për Bashkinë e Durrësit, por edhe deputetin Artur Bushi për Krujën.
Deputeti Taulant Balla ka prezantuar pas përfundimit të takimit me Ramën në PS edhe emrat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Elbasanit. Kështu që për Bashkinë e Elbasanit do të rikandidojë Qazim Sejdini, për Bashkinë e Librazhdit do të garojë Kastriot Gurra, për Bashkinë e Belshit kandidon Arif Tafani. Ndërsa për bashkinë e Gramshit Balla tha se vijojnë konsultimet. Sa i përket Bashkisë së Peqinit Balla theksoi se ende nuk ka një emër, pasi presin propozimin e PDIU-së.
Deputeti Erjon Braçe ka prezantuar emrat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Fierit, duke konfirmuar edhe kandidimin e 2 deputetëve në këtë qark.
PDIU do të marrë Bashkitë e Konispolit, Rrogozhinës dhe Peqinit si pjesë e koalicionit.
Kandidaturat e Konfirmuara të PS sipas qarqeve dhe Bashkive
Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Korçë
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Korçë Sotiraq Filo
Bashkia Maliq Gëzim Topçiu
Bashkia Bilishtit Vijojnë konsultimet
Bashkia Pustes Komuniteti maqedonas
Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Fier
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Fier Armando Subashi
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi
Bashkia Patos Rajmonda Velili
Bashkia Lushnjë Fatos Tushe
Bashkia Divjakë Fredi Kokoneshi

Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Elbasan
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Librazhd Kastriot Gurra
Bashkia Belsh Arif Tafani
Bashkia Gramsh Vijojnë konsultimet
Bashkia Peqin Pritet propozimi i PDIU

Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Durrës
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Durrës Vangjush Dako
Bashkia Krujë Artur Bushi
Bashkia Shijak Ardian Kokomani

Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut Shkodrës
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
Bashkia Koplik Tonin Marinaj
Bashkia Pukë Rrusten Struga
Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci

Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut të Dibrës
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Dibër Shukri Xhelili
Bashkia Klos Valbona Kola
Bashkia Mat Adelina Ferici

Kandidaturat e PS për Bashkitë e Qarkut të Kukësit
Bashkitë Kandidatët
Bashkia Has Adem Lala
Bashkia Tropojë Rexhë Biberaj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -