Kosovë – Sejdiu kërkon njohjen e pavarësisë nga Mongolia

Ai po përpiqet të sigurojë gjithashtu edhe mbështetjen e diplomacive që kanë përkrahur shtetin e ti, për të ndikuar për njohje të reja. Sot Sejdiu është takuar me zv/kryetarin e Parlamentit të Mongolisë, Enkhbold Nyamaa, të cilit i kërkoi që institucionet e vëndit të tij të shqyrtojnë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës. Nyamaa premtoi se kërkesën e institucioneve të Kosovës do ta parashtrojë sapo të kthehet në atdhe. Sejdiu u takua edhe me kryetarin e Zyrës për Cështje Fetare të Turqisë, nga i cili kërkoi që ky institucion të lobojë në vëndet e ndryshme të botës.

Advertisement