Të gjithë personat, pasagjerë që vinin nga Meksika dhe staf i hotelit iu nënshtruan një kontrolli mjekësor, përpara se të liheshin të lirë. Izolimi i tyre në “Metropark Hotel” erdhi pas zbulimit të një pasagjeri meksikan, që rezultoi i infektuar me H1N1. Zyrtarët u kerkuan falje pasagjerëve për mbajtjen e gjatë në karantinë, por thanë se një veprim i tillë ishte në interesin e publikut. Për të kompensuar personat e izoluar, autoritetet ofruan dy ditë qëndrimi në një tjetër hotel luksoz në Hong-Kong.