Dikush ka goditur me grusht Marilyn Manson teksa ka qenë duke darkuar në restorantin Denny. Këngëtari 46 vjecar, aktualisht në turne për promovimin e albumit të tij më të fundit, The Pale Emperor, ka ndaluar për të ngrënë dicka pas performancës së tij në Alberta të Kanadasë.
Aty ka nisur sherri me disa klientë të tjerë, pasi sipas informatave Manson ka sharë një vajzë duke e quajtur “k**ve” dhe për këtë arsye i dashuri i saj e ka goditur.
Lajmi për një incident të tillë është konfirmuar edhe nga policia por pa dhënë emra të personave të përfshirë.
Menaxheri i këngëtarit ka këmbëngulur se Manson nuk ka sharë askënd dhe ka thënë se do të ngre padi.