15 më të kërkuarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka publikuar listën me 15 personat më të kërkuar në kryeqytet të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Menjëherë bie në sy se lista kryesohet nga Vladimir Gjuta, i dyshuar si atentatori që vendosi tritolin në farmacinë e babait të ministrit Saimir Tahiri.
1. Vladimir Ferit Gjuta, alias Elton Doçi, 35 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;
2. Baftjar Qemal Bruka, 24 vjeç, i kërkuar për vepra penale me qëllime terroriste;
3. Ervin Osman Sinella, 32 vjeç, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje me dashje;
4. Fation Agim Muharremi, 29 vjeç, i dënuar me 11 vjet burg për vrasje me dashje;
5. Kujtim Demir Demiri, 49 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg për trafikim të të miturve;
6. Lulzim Xhemal Marloka, 33 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me dashje;
7. Anton Kolec Villa, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me dashje dhe vrasje të mbetur në tentativë;
8. Arben (Artan) Ismail Muça, 45 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;
9. Avni Xhemal Majallari, 53 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në bashkëpunim;
10. Ervin Dhimokrat Shahini (Shabani), 39 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen;
11. Fatmir Sadik Rama, 46 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen;
12. Gentian Xheladin Tako, 38 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje me paramendim;
13. Jashar Bajram Begani (Begami), 63 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje;
14. Kujtim Riza Qordja, 38 vjeç, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim;
15. Lutfi Isa Hida, 50 vjeç, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Advertisement