PD denoncon deputetin Prenga: I lidhur me afera korruptive

Opozita denoncoi sot Deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga si të dyshuar për lidhje me afera korruptive.
Partia Demokratike tha se për shkak të aktiviteteve kriminale në Itali dhe vende të tjera të Europës, Prenga ka ndryshuar emrin.
Tashmë sipas demokratëve, Prenga po përfiton përmes një biznesi korruptiv dhe në kurriz të dhjetra peshkatarëve në Lagunën e Patokut.
Partia Demokratike thotë se me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit Prenga ka arritur të fusë në dorë aktivitetin në këtë lagunë.
Sipas PD-së kjo është skema e inkriminimit që Edi Rama po bën me ndarje favoresh të majme me të inkiriminuarit që ka futur në administratë.

Advertisement