Në Gjykatë e Lartë u caktua trupi gjykues që do të vlerësojë masën e arrestit të Deputetit Mark Frroku.Artan Broci do të jetë relator i çështjes, ndërsa anëtarë janë Ardian Nuni, Tom Ndrecaj, Guxim Zenelaj dhe Edmon Islamaj.
Pas kësaj, Gjykata pritet të vlerësojë po sot masën e arrestit.
Frroku u ndalua për llogari të Belgjikës, me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi parlamenti votoi pro autorizimit të arrestimit.
Në Bruksel ndaj tij është rihapur procesi gjyqësor për vrasjen e Aleksandër Kurtit, një ngjarje e ndodhur më 5 Mars të vitit 1999.
Mark Frroku ndodhej në arrest shtëpiak për dëshmi të rreme në çështjen “Doshi”. Në parlament ai mohoi të kishte kryer vrasjen dhe tha se autoritetet belge nuk kishin mundur të gjenin asnjë provë për ta fajësuar, ndaj e kishin liruar në vitin 2004.
Por veç akuzave nga autoritetet belge për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ndaj Frrokut janë depozituar dje dy kallëzime.
Dy ditë më parë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurisë e ka kallëzuar atë për pastrim parashë dhe refuzim për të dëshmuar.