Katy Perry tregon sekretet

Turi Prismatic i Katy Perry është vërtetë një përzierje ngjyrash e xixash ndërsa vetë artistja ka ndarë disa prej sekreteve të saj.Më e rëndësishmja? Ajo zbulon se cila ngjyrë flokësh i pëlqen më shumë.
“Më pëlqejnë flokët jeshil”, ka thënë Perry për gazetarët gjatë premierës së filmit “Katy Perry: The Prismatic World Tour”. (Mos harroni që ajo ka provuar shumë ngjyra përfshi të kuqe, lejla, jeshile, blu si edhe extension me ngjyra të ndryshme.)
Por ndërsa flokët i ndryshon vazhdimisht, duket se këpucët e saj nuk ndryshojnë kaq shumë.
Kur e pyetën sa palë këpucë merr në turne, Perry tha se merr rreth 25 palë, por prej tyre vesh vetëm 5.
Ndërsa ditët tipike të koncerteve ajo thotë se fle shumë.
“Ditën e nis në mesditë. Fle shumë, rreth 9 orë gjumë, por ndonjëherë dhe më shumë. Sigurisht kam edhe një regjim që ndjek gjatë ditës ku përfshihet akupuntura, stërvitje, palestër, banjo me avull e shumë të tjera… ah dhe vokalicat.”

Advertisement