Një tjetër alarm për bombë është dhënë këtë mëngjes në policinë e Durrësit.
Në sallën operative ka mbërritur një telefonatë që sinjalizonte për praninë e një çante me një celular sipër, në shkollën e mesme “Naim Frashëri”.
Policia ka dyshuar se është lëndë eksplozive dhe ka njoftuar njësinë anti – eskploziv, por pas kontrollit të imtësishëm u konstatua se ishte alarm fals.
Ky është alarmi i dytë i ngjashëm që jepet këtë javë në Durrës.
Ndërkohë që dy ditë më parë një çantë e lënë në murin rrethues të shkollës Petro Nini Luarasi vuri në alarm policinë e Tiranës, e cila, pasi u vërtetua se bëhej fjalë për një alarm fals, arrestoi nxënësin që e kishte lënë çantën për të krijuar panik.