Ambasadori i SHBA: S’ka hetues ndërkombëtar për “Doshi”-n

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka lajmëruar se nuk do të ketë hetues të huaj për të hetuar çështjen Doshi pasi ky është një rast që duhet hetuar me kujdes nga organet shqiptare dhe nga kryeprokurori. Sipas ambasadorit Donald Lu pavarësisht pretendimeve të Doshit për hetues të huaj nuk do të ketë një përgjigje pozitive për këto pretendime por këshillon që në vend të kësaj të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm. Këto deklarata ambasada e SHBA i ka bërë menjëherë pas një takimi që ambasadori ka patur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Po ashtu Lu ka thënë në takim se SHBA mbështet plotësisht çështjen e dekriminalizimit dhe se opozita ka një rol mjaft të rëndësishëm në këtë hap.
Edhe Berisha ka reaguar në lidhje me këtë takim duke thënë se ai i ka sqaruar ambasadorit të gjithë situatën në lidhje me çështjen ‘Doshi’ si dhe fshehjen e krimit për Frrokun. Po ashtu Berisha shkruan se ka shprehur edhe mbështetjen e tij të plotë në lidhje me procesin e dekriminalizimit t ëKuvendit e të politikës.

Advertisement