Dashi: Mos i lini t’ju shpëtojnë prej duarve mundësitë e mira duke qëndruar të lidhur me besimet e vjetra. Ka ardhur koha që të shkundeni. Ndonjeherë mjafton pak, psh. të shohësh vërdallë ose të lexosh me vëmendje mesazhet që keni marrë. Nëse mbrëmja në pizzeri me miqtë do të vazhdojë në drejtim të pubit, kini kujdes me alkoolin që do të konsumoni, pasi kush do t’i japë makinës më vonë?

Demi:  Lejojani vetes atë kënaqësi që e prisni prej kohësh. Më në fund me Hënën tek Peshqit keni dëshirë vetëm të kënaqeni.  E nëse dikush ju thotë me insistim se nuk mund t’ja lejoni vetes, mos i jepni rëndësi. Duhet të jeni më ambiciozë se zakonisht. Dëshira e madhe për të qenë i pari mund të kënaqet vetëm me impenjim të madh dhe organizim të mirë.

Advertisement

Binjakët:  Sot Hëna joharmonike do të përmbysë planet tuaja, por me Mërkurin, Venusin dhe Marsin në shenjën tuaj do të arrini t’i pranoni këto gjëra e madje t’i perfeksiononi. E dini më së miri se ç’duhet për të qenë të logjikshëm dhe seriozë kur ndoshta duhet të jeni më pak të çliruar. Nëse gjumi është problem eleminoni kafeinën dhe rregulloni regjimin tuaj me ushqime të lehta.

Gaforrja: Do të duhet të tregoni se dini të kapni në ajër rastet e mira. Mos kini frikë nga përgjegjësi më të mëdha. Hëna është në harmoni të plotë me shenjën tuaj. Kjo do të jetë një ndihmë shumë e mirë për t’ja dalë mbanë. Krijimtaria do të jetë  shumë e madhe dhe nga kjo do të përfitoni në profesionin tuaj. Do të jeni shumë të aftë për të gjetur zgjidhje origjinale për çdo problem.

Luani: Falë Hënës që do të jetë në kalim tek fusha e tetë, pengesat nuk do të jenë problem për ju. Do të gjeni mënyrën për të kapërcyer edhe malet më të larta. Po t’i shihni nga larg, edhe majat më të larta ngjajnë si kodra, por duke u afruar prespektiva ndryshon. Disa propozime nuk do t’ju trembin. Do të jeni të mirëpozicionuar për t’u përballur me këto vështirësi, të cilat ndoshta do të jenë edhe më të mëdha në dashuri ose në familje.

Virgjëresha: E enjtë jo fort e qetë. Mos ja vini shumë veshin duke ngarkuar kështu situatën. Jeni nën vëzhgimin e  kujdsesshëm të Hënës që ndodhet në kundërshti. Ndoshta do të jetë më mirë të përqendroheni diku tjetër dhe jo tek problemet që duhen sistemuar. Sot mos bëni asgjë. Dashuria do të jetë një lisharëse e pandalshme që do t’ju çojë lart e poshtë drejt kënaqësive të mëdha dhe në thellësitë e mërzisë.

Peshorja: Impenjimet janë të shumta. Lodhja ka filluar të ndihet. Ndoshta më mirë të filloni të gjeni zgjidhje dhe t’i mbaroni detyrat tuaja në afate më të shkurtra. Nëse kjo ju duket e vështirë atëherë merrni një pushim të vogël. Ndoshta edhe 10 minuta mund t’ju ndihmojnë. Diskutime të dendura me partnerin. Kini kujdes mos t’a ekzagjeroni. Edhe në dashuri ashtu sikurse në ligj, çdo gjë që mund të thoni mund të përdoret kundër jush.

Akrepi: Me një sërë yjesh në pozicion të favorshëm, çdo gjë që do të bëni në parim do të jetë e destinuar të ketë sukses. Duhet vetëm të vendosni me kë t’a ndani këtë sukses. Jeni singëll? Një takim i rastësishëm do të lindë një dialog i këndshëm që duhet zgjeruar më tej në situata të favorshme por pa nxituar dhe duke thënë gjërat e duhura në momentin e duhur. Nëse keni lindur në tetor do të keni një ndjesi lodhjeje që nuk duhet neglizhuar.

Shigjetari: Do të ishte mirë t’i bënit sytë katër. Mos e lini veten të hyni në situata që do t’i mundësojnë të tjerëve të hyjnë në hapësirat tuaja private. Në fushën e biznesit  ka disa plane jo fort harmonike. Dëshirat dhe pritshmëritë do të përballen me të papritura. Nuk përjashtohet një dalje parash për një të papritur në shtëpi. Dashuria është, por për momentin do të kalojë në plan të dytë.

Bricjapi: Shumë prej jush do të kenë mundësinë të tregojnë kuptimin e vërtetë të fjalës profesionalizëm, duke kaluar në plan të dytë nevojat personale apo opinionet kur bëhet fjalë për të çuar përpara një projekt të destinuar për të qenë i suksesshëm. Shkathtësia dhe shpejtësia e reflekseve do të jenë armët tuaja fituese. Dashuria shkon për mrekulli: nuk ka rëndësi nëse jeni çift apo singëll.

Ujori: Ky është momenti ideal për të përmirësuar kushtet tuaja. Psh. nëse nuk ju pëlqen diçka në punë qoftë edhe në arredimin e tij provoni t’a ndryshoni. Gjithçka mirë në fushën dashurore: në krahët e personit të zemrës do të ndiheni si në parajsë. Do të jeni të dashur, ekspansivë, do të tregoni një dashuri, ngrohtësi njerëzore që nuk do të kalojë pa u vënë re nga partneri.

Peshqit: Do të duhet të bashkëpunoni me një person që duket i hutuar. Nervozizmi juaj do të jetë në nivele të larta, por Plutoni do të mundohet të qetësojë situatën. Nga një fjalë e tepërt do të rrezikojë të dalë nga goja juaj. Në dashuri mbajeni fort atë qe e keni fituar me vështirësi dhe mos merrni çdo gjë për të mirëqenë.