Dashi: Do të dini të zgjidhni të gjithë aftësitë për të qenë të shpejtë në situata të ndryshme që jeta ju sjell ju dhe të tjerëve: por ju do të dini të jeni më të shpejtë se të gjithë. Ndjenjat do të jenë më të ndezura e të gjalla duke u kompletuar me një eros të shfrenuar. Kështu parashikohet një mbrëmje përvëluese për të gjithë ata që janë të dashuruar.

Demi:  Mos i zini besë shumë kësaj të marte, sidomos nëse keni për t’i komunikuar diçka të rëndësishme personit që ju pëlqen. Këto ditë hëna joharmonike do t’ju bëjë të dukeni jo fort të sinqertë dhe të besueshëm. Shtyjeni çdo gjë për të hënën. Kini kujdes me ushqimin sidomos nëse keni lindur në muajin maj: rrezikoni të ndiheni të rënduar apo të dembelosur.

Advertisement

Binjakët:  Një ditë si kjo e sotmja do t’a kujtoni gjatë. Për panoramën e mrekullueshme të yjeve, për lajmet e bukura që do të merrni, për simpatinë, për bukurinë dhe suksesin që do të korrni në çdo ambjent. Do t’a keni shumë të lehtë të dialogoni dhe të kuptoheni me personin  e dashur duke e pasuruar mirëkuptimin me ëmbëlsi, jo vetëm në ide por edhe emocione.

Gaforrja: Hëna do ju japë mundësi që t’a shihni jetën tuaj me sy tjetër. Në sferën profesionale do të hapen horizonte të reja, sidomos për ata që janë duke vendosur një çështje të rëndësishme. Në dashuri situata po bëhet më e qartë në disa drejtime. Gjërat që keni lënë pezull do të mbyllen në mënyrë pozitive. Luhatje të vogla shëndetësore do të zhduken, por nëse relaksoheni ato do të zhduken si me magji.

Luani: Pozicioni i keq i Venusit dhe Hënës do t’ju bëjnë pak xhelozë për gjërat tuaja. Edhe me partnerin do të tregoheni pak posesivë. Mundohuni të mos jeni kaq negativë. Askush nuk është kundra jush siç mendoni këto ditë. Urgjent një dietë disintoksikuese. Zgjidhni oriz integral ose disa supëra ose akoma më mirë risotto të shoqëruar me perime të sezonit.

Virgjëresha: Nuk do të jeni në qiellin e shtatë duke konsideruar njëmijë impenjimet që keni në axhendë. Buzëqeshni edhe përballë situatave të vështira dhe silluni me seriozitet. Dritat do të jenë të drejtuara tek deyrimet e përditshme. Humori mund të mos jetë në maksimum. Rendimenti gjithsesi është i sigurt. Një lëshim do të vlerësohet maksimalisht nga partneri. Ju duket pak? E thotë edhe shprehja: “kush kënaqet me pak fiton”.

Peshorja: Kjo e martë do të sjellë mundësi të mira dhe veprimtari brilante për shumë nga ju. Do të arrini të lëvizni më së miri kudo sidomos nëse e ndiqni me besim intuitën tuaj. Nëse keni një aktivitet autonom synoni komunikimin. Në sferën e dashurisë do të jeni të gatshëm të ndizeni me shikim të parë ose t’i dorëzoheni një ledhatimi.

Akrepi: Hëna kundërshtare do t’ju bëjë të ndiheni të shpërqendruar dhe nervozë. Mblidheni veten dhe nëse është e nevojshme tërhiqni frenat e dorës. Një frenim mund të verifikohet për të gjithë ata që punojnë në skuadër. Një problem i vjetër mund t’a bëjë bashkëpunimin e vështirë. Më Jupiterin armik që qëndron në pamjen tuaj mbroni sytë sepse do t’ju duhet të qëndroni shumë kohë përpara ekranit të kompjuterit.

Shigjetari: Me Hënën në shenjën mike (ajo e Ujorit) ndoshta do të bashkëpunoni me një grup humanitar. Ndoshta do të bëni vullnetarizëm për të ndihmuar persona me histori dramatike jete që ju prekin. Do të impenjoheni në studime dhe mësimin e teknikave të reja. Do t’ju duhet kohë dhe mund por do të keni benefite shumë të mëdha. Dashuria shumë mirë.

Bricjapi: Do të jeni në qendër të vëmendjes duke shprehur opinione që do të rezultojnë interesante dhe jo vetëm inovative. Do të jetë një ditë e kënaqshme. Do të jeni të frymëzuar nga një vrull dhe kuriozitet. Do të dilni nga banaliteti i së përditshmes. Do t’a keni kokën të mbushur plot me ide dhe shpirti do ju japë mundësinë t’i bëni realitet ato. Do të keni një intuitë shumë të mirë për të zgjidhur më së miri disa probleme të së shkuarës.

Ujori: Ditë e lumtur për ju dhe punën tuaj. Do të keni një ditë të organizuar më së miri falë kapacitetit që do të jetë jashtë normales. Çfarëdo të bëni do të merrni konsensus dhe rezultate shumë të mira. Çdo gjë paraqitet më së miri dhe në sferën sentimentale. Nëse jeni në çift do të keni mundësi të shijoni mirëkuptimin special falë qiellit të sotëm.

Peshqit: Dielli dhe Mërkuri do t’ju japin kapacitetin të merrni vendime shumë shpejt. Dijeni se në ditët e ardhshme do të jeni protagonistët absolutë. Ju leverdis të sistemoni çështjet e lëna pezull dhe të organizoni diçka që t’ju japë mundësinë që të qëndroni në qendër të vëmendjes nën shoqërinë e personave që ju joshin. Gjeni kohën të pikturoni, të shkruani poezi, të dëgjoni muzikë të mirë.