Tiranë, policia çaktivizon pakon e tritolit para një dyqani

Policia e Tiranës çaktivizoi një pako tritoli që ishte vendosur para një dyqani, në rrugën Sitki Çiço, në zonën e njohur si “Brryli” në Tiranë.

Ajo u sinjalizua për lëndën eksplozive nga një qytetar që e kishte parë kallëpin e tritolit të lidhur me një fitil të gjatë, të vendosur poshtë qepenit të dyqanit.
Policia rrethoi zonën dhe ndaloi qarkullimin, deri në çaktivizimin e eksplozivit nga forcat e xhenios.
Ekspertetët e njësisë anti – eksploziv bënë të ditur se bëhej fjalë për 200 kilogram tritol të lidhur me një kapsolle detonatore dhe një fitil 2.5 metër të gjatë.
Sipas policisë, autorët e kanë vendosur atë vetëm për t’i dhënë një mesazh personit që i adresohej, i cili dyshohet të jetë pronari i dyqanit të kompjuterave, Afrim Doma.

Advertisement