Kryeprokurori Llalla urdhëron nisjen e hetimit për deklarimet e deputetit Doshi

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar sot Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin kryesisht mbi deklarimet e Tom Doshi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i cili është shprehur publikisht të hënën se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti, disa muaj më parë.

Në njoftimin për shtyp nga prokuroria bëhet me dihe se në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera proceduriale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast.
Gjithashtu, Prokuroria Shqiptare vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli.

Advertisement