Tiranë – Zgjerohet grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së deputetit Xhindi

Në këtë grup hetuesish janë edhe Prokurorë të Krimeve të Rënda, Departamenti i Ushtrimit dhe Ndjekjes Penale, Departamenti i Krimeve të Hapura, Departamenti i Krimit të Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe një armatë e tërë agjentësh civilë që prej tre ditësh ndodhen në fshatrat e Roskovecit. Ky është edhe grupi më i madh hetimor i ngritur ndonjëherë për të zbardhur ngjarjet kriminale, madje më i madh se grupi hetimor që u mor me tragjedinë e Gërdecit. Në të janë përfshirë më se 100 specialistë, duke përjashtuar shërbimin e përforcuar të policisë edhe në pikat kufitare. Zyrtarisht hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë të konsiderohen si tepër sekrete. Për hetuesit kjo konsiderohet si një ngjarje e vështirë për t’u zbardhur pavarësisht se që prej të shtunës po kalohet në sitë cdo e dhënë që përcillet nga agjentët në terren por edhe qytetarë të shumtë të cilët nëse do do ta cojnë policinë në gjurmët e autorit do të përfitojnë një shpërblim prej 250 mijë euro.

Advertisement