Irak – Letër proteste kundër sulmit ajror iranian ndaj kurdëve

“Ministria e Jashtme paraqiti një letër zyrtare proteste ndaj ambasadorit të Iranit në Bagdad lidhur me çështjen e bombardimit nga forcat iraniane të fshatrave irakianë pranë kufirit”, deklaroi ministria në një komunikatë. Ajo kërkon “përfundimin e menjëhershëm të këtyre lloj shkeljeve që vazhdojnë të kenë pasoja negative në marrëdhëniet mes dy vëndeve”. “Nëse Iraku e kupton se autoritetet iraniane kanë nevojë të sigurojnë kufijtë e tyre, kjo nuk mund të bëhet me veprime të njëanshme, por me dialog konstruktiv”, theksohet në komunikatë. Autoritetet qeveritare të rajonit autonom të Kurdistanit kanë dënuar të dielën bombardimin me helikopterë iranianë të tre fshatrave afër kufirit. Ky ishte sulmi i parë ajror iranian kundër Pejakut, një lëvizje separatiste kurde iraniane, në territorin irakian. Ushtria iraniane i ka sulmuar edhe më parë me artileri rebelët.

Advertisement