Përpara godinës së kryeministrisë u zhvillua dje protesta kundër ndërtimit të pallateve 17-katësh nën digën e liqenit artificial në Tiranë.

Kjo protestë zhvillohet në kuadrin e kundërshtimit ndaj ndërtesave në këtë zonë, pasi kjo krijon premisat për tharjen e liqenit artificial të Tiranës.
Premisat e tharjes së liqenit qëndron edhe në zonën përreth liqenit, e vetmja hapësirë masive e gjelbër e mbijetuar në Tiranë. Ndërtimet nën digë tashmë kanë marrë miratimin e palëve partiake qeverisëse në nivelin vendor dhe qendror, në kundërshti me interesin dhe vullnetin e qytetarëve të Tiranës.
“Zoti kryeministër ju lutem ndaleni ndërtimim dhe betonizimin e Tiranës, në të kundërt protesta jonë do të përshkallëzohet. Ne duam pemë, jo pallate”, janë shprehur protestuesit.
Në kuadër të protestës, u publikua edhe rezoluta e nënshkruar nga ekspertët më të mirë të digave, e cila është aprovuar në katër konferenca shkencore. Kjo rezolutë kërkon bllokimin e menjëhershëm të punimeve dhe anullimin e lejes së ndërtimit, duke e cilësuar atë si tejet të rrezikshme për sigurinë e digës së liqenit.

Advertisement