Unaza që Shkëlzeni i dhuroi Arminës për Shën Valentin

Një nga çiftet më të përfolur të medias rozë, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani, duken më të dashuruar se kurrë!

Këtë Shën Valentin, bukuroshja Mevlani e cila përpara pak javësh foli për herë të parë për lidhjen me djalin e ish-kryeministrit Berisha, ka marrë për 14 shkurt, një buqetë në formë zemre me trëndafila të kuq.
Dhurata nga i dashuri i saj Shkëlzeni, duket se e ka surprizuar edhe vetë Arminën teksa në Instagram, ajo evidenton edhe pinguinin si “bashkëpuntor” të Shkëlzenit, që me sa shihet nga foto, mban mbi kokë një kuti sipër të cilës ndodhet një unazë.
Mos ndoshta çifti është gati për dasmë?

Advertisement