Dashi: Kapaciteti juaj për të bashkëvepruar me të tjerët do të përmirësohet, duke rritur kështu edhe kënaqësinë për të ndenjur me shoqërinë. Marrëdhëniet shoqërore do të jenë shumë të mirë, gjë e cila do t’ju përmirësojë dhe aktivitetin profesional. Nëse keni një dashuri dorëzohuni tek kënaqësitë që ofron pasi kjo do t’a bëjë marrëdhënien tuaj më të bukur. Momente eksituese për ata që janë singëll dhe në kërkim të një aventure.
Demi: Një qiell i mbushur me mundësi do të ishte ky i sotmi, nëse nuk do të kishit Hënën të vendosur në kundërshti. Kjo gjë do t’ju bëjë super të ndjeshëm duke zmadhur edhe ndjenjën e xhelozisë, por një partner akoma më shumë posesiv do të bëjë që kjo gjë të mos duket. Dhe do të rrini të qetë. Dhimbjet e përbashkëta, kanë një fitimtar. Nëse doni që ushqimi të jetë i shëndetshëm, duhet të ndryshoni ushqim pasi hani gjithnjë të njëjtën gjë.
Binjakët: E enjte e qetë por jo pa emocione. Në punë do të niseni me marsh të pestë, gati për të përballuar të gjithë impenjimet që dita ju ka rezervuar plot entuziazëm. Ata që do t’a pësojnë ama janë ndjenjat që do t’i lini pak mënjanë, por mos e lejoni që kjo gjë të ndodhë. Dashuria edhe vjen edhe ikën. Relaksohuni. Tek veshja shmangni gjërat që ju bëjnë të ndiheni të rëndë. Lulet e tepërta, copa të ngurta dhe gjithashtu prerje horizontale që do ju shkurtojnë figurën.
Gaforrja: Ditë shumë e mirë pasi Hëna ndodhet në shenjat e ujit si kjo e juaja. Në dashuri dhe punë gjithçka do të shkojë më së miri. Çështjet në zyrë bëhen intrigante? Nëse ndonjë nga kolegët është duke ju ngacmuar ndoshta do të ishte e arsyshme t’a thelloni. Sensualitet dhe ëmbëlsi për ju që jeni në hapat e parë të dashurisë. Respekt, stimë rciproke dhe shumë shumë ëmbëlsi në çiftet e konsoliduara.
Luani: Do të keni luhatje humori falë pozicionimit të Hënës. Puna do të jetë më e lodhshme dhe më irrituese se zakonisht. Do të keni ndjesinë sikur askush nuk arrin t’ju kuptojë dhe do t’ju duket sikur nuk do të gjeni zgjidhje për disa situata. Nëse jeni në çift do të jeni më të vëmendshëm se zakonisht për nevojat që ka partneri. Nëse jeni singëll një takim do të sjellë drithma në jetën tuaj.
Virgjëresha: Ditë e këndshme për shumë prej jush. Nëse jeni profesionistë të pavarur ndoshta do të keni nevojën që t’ju ndihmojë dikush provizorisht, për të rregulluar një situatë të papritur. Gjeni kohën për t’u kënaqur. Sot në mbrëmje do të keni një kënaqësi nëse do të dini t’a përballoni. Dashuria premton një karuzel situatash, flirte dhe joshje.
Peshorja: Ndoshta ndjenjat, dashuritë i merrni të mirëqena, por fakti është që sot do të rrotullohet gjithçka rreth punës. Që të keni më shumë mundësi për sukses mundohuni t’a përfundoni brenda ditës një projekt që keni lënë pezull. Venusi ju kërkon që të merreni pak më shumë me fizikun tuaj. Hidhni esencë lavandre që ka aftësinë të zbusë cepat dhe t’ju mbajë larg rreziqeve.
Akrepi: Hëna kalon në shenjë harmonike me Marsin, e barabartë kjo me një pilulë energjie. Për të shkurtuar kohën e reagimit do të duhet të merrni dhe të bëni disa modifikime në stilin e punës suaj. Çiftet që janë mirë së bashku do të mbështeten në bashkëpunimin e yjeve për të riaktivizuar dialogun dhe për të rindezur zjarrin e pasionit.
Shigjetari: Një e papritu do të zgjidhet më mirë se ç’e prisnit dhe kjo falë ditës pozitive. Ama do të duhet që të keni më tepër vëmendje dhe të mos i merrni gjithnjë me gjoks para situatat. Yjet ju duan më shumë diplomat, me ide më të qarta për gjërat që doni të bëni. Kini kujdes nga të dalat, pasi mund të rezultojë jo fort pozitive për xhepat tuaj.
Bricjapi: Marsi do t’ua bëjë ditën më pikante. Ju keni kaq shumë fuqi dhe kjo do t’ju japë mundësinë të shkarkoni lodhje që vjen nga puna. Prisni gjëra të mëdha. Do t’i merrni që të gjitha. Aspak e keqe dita për ata që janë të punësuar. Do të dini të tregoni kompetencë dhe inteligjencë, aftësi këto që do të vlerësohen më së miri nga kopetentët. Dashuria shndrrit. Flirtet janë aktualë.
Ujori: Hëna dis harmonike do të krijojë disa pikëpyetje për disa programe që kishit menduar për sot. Ritmet e ngadalësuara të punës nuk bëjnë për ju, por duke u nxituar do të rreziokoni të bëni ndonjë zarar. Frenojeni ankthin dhe bëni një pauzë. Partneri dhe familja ju mërzisin sepse përsërisin gjithnjë të njëjtat gjëra. Vetëm erosi duket se ju intereson në këtë moment, por me kalimin e kohës edhe kjo gjë ju mërzit.
Peshqit: Ditë që do t’ju sjellë siguri shumë e mirë kjo për t’u ngritur në këmbë. Në favorin tuaj do të keni Hënën, ideale për të rindërtuar një lidhje të rrezikuar nga mos kuptimi. Do të keni mbështetje unanime nga miqtë që mbështesin në mënyrë të pakushtëzuar vendimet tuaja. Gjithmonë gati dashuria me Venusin dhe Marsin në shenjë. Erosi për ju do të jetë në nivelet e Guiness-it. Flirtet si qershia mbi tortë: beqarët do të jenë në top 10-she.