Dashi: Humori juaj do të përparojë në mënyrë të dukshme. Do të keni kështu mundësi të tregoni më të mirën tuaj në planin social e mondan. Do të kenë avantazhe ato persona që janë duke studiuar dhe ata që do të udhëtojnë për çështje pune. Në sferën private do të ndiheni si të gllabëruar nga magjia, nga një ëndërr që do të vërë në vështirësi besnikërinë tuaj.

Demi:  Me Hënën larg, në pjesën tjetër të qiellit, rrezikoni të jeni nervoz dhe të mos pranoni replika. Gjë e gabuar kjo, për aq sa duhet të dëgjoni gjithnjë arsyet e të tjerëve që ndoshta mund të jenë edhe më të mira se tuajat. Kënaqni në total dëshirat e partnerit. As mos e diskutoni fare.

Advertisement

Binjakët: Kurajo, bindje, fat do të jenë fjalët kyçe të ditës së sotme. Do të jetë cilësia ajo që do të bëjë diferencën, ajo që do t’ju lejojë të përfitoni nga rezultatet në punë. Do të përfitojnë veçanërisht ata që punojnë në administrim dhe kontabilitet. Gjeni pak kohë për veten tuaj.

Gaforrja: Në anën tuaj keni një shpirt pozitiv dhe kapacitetin që të menaxhoni të papritura. Përsa i përket punës Hëna do të jetë në shtëpinë e një shenje mike, kështu që do të jetë më e thjeshtë të bini dakort e të jeni në sintoni të plotë me objektivat tuaja parësore. Nëse jeni në çift dashuroni dhe do t’ju dashurojnë. Nëse jeni singëll do të keni mundësi të bëni takime të papritura që nuk duhet në asnjë mënyrë t’ju kapin të papërgatitur.

Luani: Të besosh është mirë, të mos besosh është edhe më mirë thotë një fjalë e urtë, sidomos nëse keni një aktivitet privat. Kontrollojini fije për pe punën e të tjerëve që të mos keni surpriza të pakëndshme, të paktën sot  duke qenë se Hëna është dis-harmonike. Në dashuri lëreni partnerin të flasë pa e ndërprerë në çdo sekondë. Kështu ai nuk do të humbasë fillin e diskutimit dhe nuk do të ketë nevojë t’ja nisë nga e para.

Virgjëresha: Qielli sot është i gjithi në favorin tuaj, sidmos nëse keni lindur në shtator. Çdo veprimtari e juaja do të rezultojë fitimtare, nga iniciativat e reja tek ato të vjetrat, nga ëndrrat e mbajtura në sirtar dhe deri tek lojërat joshëse me partnerin. Ditë e mirë kjo e sotmja për të udhëtuar, për të nisur një njohje dashurore, për të ftuar një mik të mirë për të darkuar, për të udhëtuar, vizituar ekspozita fotografike ose arti.

Peshorja: Po kaloni një moment sigurie personale. Posedoni vetkontroll dhe një personalitet brilant që ju bën të dukeni dhe nxjerr në pah aftësinë tuaj të lindur për të ndërmjetësuar. Jeni në gjendje të transformoni situatën më të vështirë në të favorshme dhe të mbani vetëkontrollin përsa i përket gjërave që ju rrethojnë. Do të dini të bëni të mbizotërojë opinioni juaj me shumë edukatë dhe xhentilesë. Mundësi dhe të reja do të keni sot.

Akrepi: Paçka dyshimeve dhe pasigurisë, puna do t’ju falë disa kënaqësi që do t’ju mbushin me ajër. E padobishme kjo për të zgjidhur çështjet e lëna pezull e për t’a parë të ardhmen me besim. Nuk përjashtohen hyrje ekstra ose dhurata të papritura. Yjet do t’ju vlerësojnë dhe në dashuri do t’a lejoni veten të jeni më të lirshëm kundrejt një erotizmi të papritur dhe të kënaqshëm.

Shigjetari: Sot ndiheni pak jashtë faze. Pak sepse Hëna ndodhet në fushën e 12-të dhe pak për fajin tuaj. Sëmundje sezonale, probleme me gjumin, nervozizëm, mungesë përqendrimi në punë, takime të parealizuara, tensione më partnerin, familjen, fëmijët do t’ju bëjnë të brishtë. Hiqeni prizën nëse mundeni. Lërini pak kohë vetes suaj dhe kënaquni.

Bricjapi: Do t’ju presin momente të këndshme me miqtë dhe mundësira për t’u kënaqur. Sfera profesionale është premtuese. Do të punoni me entuziazëm dhe do të arrini premisat. Nëse keni një aktivitet autonom merreni në konsideratë mundësinë për të reklamuar aftësinë tuaj. Kështu shumë persona do të vihen në dijeni të kësaj aftësie. Do të jetë më mirë për ju!

Ujori: Qielli gri do t’a bëjë më të rëndë atmosferën për ju sot: do t’ju bëjë nervozë dhe dyshues. Sot duhet që t’i thoni stop mosbesimit dhe pesimizmit. Vendimet e marra papritur mundet të jenë shkaku i disa ngërçeve në punë. Mbani më shumë vetkontroll se ditët e zakonshme sepse gjithsesi sadisfaksionin nuk do t’ua heqë kush. Tregohuni të kuptueshëm me fëmijët dhe kunetërit.

Peshqit: Një e mërkurë me 5 yje për shumë nga ju. Planete të shpejtë dhe të ngathët do të vendosen në linjë të gjithë së bashku për t’ju favorizuar. Përballojini me qetësi, bindje dhe qartësi pengesat që do të vendosen mes jush dhe objektivave tuaja. Me aftësi, por pse jo edhe me fat do të keni mundësi të zgjidhni çështje edhe shumë të vështira e madje të stabilizoni llogarinë tuaj. Mbrëmje intime me partnerin.