Zëdhënësi i qeverisë maqedonase Shefik Duraku nëpërmjet një deklarate për shtyp është shprehur se Novotin ka dhënë kështu vetëm qëndrimin e tij personal pasi ai nuk është i autorizuar të flasë në emër të qeverisë. “Për qëndrimet e qeverisë mund të flasin vetëm kryeministri, ministrat dhe zëdhënësit e tyre. Në këtë rast bëhet fjalë për një qëndrim personal ose për një manipulim të mediave serbe”, ka pohuar Duraku.

Advertisement