Ministria e Brendshme gjermane, sipas të dhënave të një zëdhënësi, është duke shqyrtuar mundësitë me landet federale për të vërtetuar nëse Berlini do të jetë në gjendje të plotësojë dëshirën e palës amerikane. Bëhet fjalë për rreth dhjetë të burgosur të cilët pas lirimit nuk guxojnë të kthehen në vendlindjet e tyre për shkak se atje kërcënohen nga torturat.

Advertisement