Egjipt – Fermerët përleshen me policinë për shfarrosjen e derrave

Mbi 300 persona goditën me gurë dhe shishe forcat e rendit, që u kundërpërgjigjen me gaz lotësjellës. Autoritetet e ndërmorrën fillimisht eliminimin masiv të derrave si masë parandaluese ndaj gripit të derrave ndërsa më vonë u quajt masë e përgjithshme shëndetësore. Ekspertët e Shëndetësisë në Kombet e Bashkuara e kritikuan këtë veprim duke e quajtur krejtësisht të panevojshëm pasi deri më tani në Egjipt nuk ka patur asnjë person të prekur nga gripi i derrave.

Advertisement