Missy Elliott është gati për të bërë spektakël në Super Bowl.

Rreperja, fituese e shumë disqeve të platinit dhe cmimeve Grammy, do ti bashkohet Katy Perry-t për të përformuar në spektaklin që tashmë është traditë gjatë pushimit të Super Bowl, më 1 Shkurt.
Madje pritet që gjatë pushimit të ndeshjes të performojë edhe Lenny Kravitz.
Katy Perry tregoi për bashkëpunimin me Missy Elliott gjatë një konference për shtyp ku u shpreh se është shumë e emocionuar për performancën.
“Mund të them vetëm se do të jetë një mbrëmje argëtuese mes femrave. Është pak stil old-school, por kur ky person të hyjë në skenë dhe ju të dëgjoni tingujt e parë, jam e sigurt që do të shtangeni”, ka thënë këngëtarja.
E ndërsa detajet e spektaklit po mbahen të fshehta, ajo që dihet është se hite si “Get Ur Freak On,” “Work It” dhe “Scream a.k.a. Itchin” do të ngrenë publikun në këmbë në stadiumin e Universitetit në Phoenix.
Gjithcka që Perry ka thënë për performancën e saj 12 minutëshe është se frymëzohet nga performancat në të njëjtën skenë si ajo e Beyonce dhe Madonna.
“Të gjithë do të kënaqemi. Kur rikujtoj artistët e ndryshëm, si Beyonce, e cila sigurisht sjell një forcë të jashtëzakonshme dhe që tund flokët si askush tjetër, dhe si Madonna që solli koreografi dhe efekte grafike të jashtëzakonshme, unë do të doja të sillja një kombinim të të dyjave”, ka thënë Perry.
“Mendoj se jam e vetmja në historinë e performancave në Super Bowl që do të sjellë një luan dhe peshkaqen në skenë”, ka shtuar këngëtarja.

Advertisement