Kosovë – AAK gati të qeverisë vëndin

Haradinaj ka theksuar se vetëm AAK mund ta nxjerrë vëndin nga kriza e thellë sociale që e ka futur kryeministri aktual. “Vetëm me qeverisjen e AAK-së, Kosova do të mund të nxirret nga pozita e vështirë dhe nga kriza e rëndë sociale ku e ka futur qeveria aktuale”, ka pohuar Haradinaj. Edhe nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala është shprehur se pas shpalljes së pavarësisë, Kosova duhet të normalizohet në mënyrë që të funksionojë shteti dhe Kushtetuta.

Advertisement