Kryeministri Edi Rama, deklaroi në Kuvend, se Garda Civile Spanjolle ka rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku drejt Spanjës por që drejtohej nga një pilot shqiptar, pjestar i Forcave të Armatosura prej 18 vjetësh.
Kryeministri Rama, deklaroi se Ministria e Jashtme e Shqipërisë është vënë dijeni për një ngjarje të rëndë në Spanjë, nga autoritetet përkatëse dhe shprehu vullnetin e qeverisë për vijimin e luftës së egër ndaj krimit dhe veçanërisht kundër trafikimit të drogës.
“Avioni vinte nga Maroku dhe drejtohej nga një pilot major i Forcave të Armatosura Shqiptare prëj 18 vjetësh. Gradën major e ka marrë në vitin 2009. Lufta me drogën nuk ka nisur më 23 qershor por ka shoqëruar rrugën prej vitesh, ama është e vërtetë se me votën e 1 milion shqiptarëve më 23 qershor 2013 dhe me krijimin e qeverisë së Aleancës për Shqipërinë Evropiane beteja me drogën ka hyrë në një fazë të panjohur më parë dhe të paimagjinueshme”, theksoi Rama.
Helikopteri që tentonte të transportonte kontrabandë hashash në provincën e Malagës në Spanjë është rrëzuar pas përplasjes me një shtyllë të energjisë elektrike ndërsa ndiqej nga policia. Policia spanjolle deklaron se po punohet për të përcaktuar sasinë e saktë të hashashit që po transportohej.
https://www.youtube.com/watch?v=BhmFL2T_9Q0&x-yt-ts=1422503916&x-yt-cl=85027636#t=15