Një cantë Fendi për bamirësi

Sarah Jessica Parker po jeton ëndrrën e Carriet, rolit të saj tek Sex and the City.

Askush nuk e dontë një cantë firmato më shumë se Carrie Bradshaw, dhe mes të preferuarave ka qenë edhe Fendi Baguette, të cilën tashmë do ta ridizenjojë vetë Parker.
Aktorja 49 vjecare ka bashkëpunuar me Silvia Venturini Fendi për të krijuar një cantë të vetme në llojin e saj që do të shitet për bamirësi, ka njoftuar Parker.
“Ka qenë një nder të punoja me Silvia Fendi dhe të gjithë grupin e @Fendi për të krijuar versionin tim të cantës Baguette,” ka shkruar Parker në Instagram. “Më pëlqeu shumë që pata mundësinë të shikoja arkivat në Romë për të krijuar një bazë nga ku mund të nisja punën.”
Parker ka publikuar në profilin e saj një foto ku duket teksa shikon modelet e ndryshme në studio, por produkti përfundimtar ende nuk është zbuluar.
Canta do të nxirret në ankand gjatë muajit Shkurt, ndërsa fitimet prej saj do të shkojnë për Fondacionin e Traumave në Tru.

Advertisement