Qytetarët i përgjigjen PD, fikin makinat

Ashtu siç kishte paralajmëruar PD, ditën e sotme në orën 11:00 u fikën makiant për pesë minuta.

Shumë qytetarë iu përgjigjën thirrjes së PD-së duke fikur makinat e tyre në disa prej rrugëve kryesorë.
Në Sheshin Skënderbej, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo dhe disa akse të tjera kryesore u ndalua qarkullimi dhe të vetmit automjete që lëviznin ishin ato të transportit urban.
Gjithashtu protesta është bërë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si Lushnja, Mati dhe në autostradat kryesore të vendit.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se kjo ishte nisja e protestave popullore për padrejtësitë e mëdha dhe “taksën Rama”. “Kjo është një protestë kundër padrejtësive të qeverisë e cila është e kapur nga kriminaliteti dhe ka harruar misionin e saj, t’i shërbejë qytetarit”, tha Basha.

Advertisement