9-vjeçarja shqiptare në finalen e “France got talent”

Erza Muqolli është një 9 vjeçare e cila arriti të hyjë në finalen e madhe të “France Got Talent”, programit me format mbarëbotëror, që për Francën organizohet nga televizioni francez “M6”.

E veçanta e Erza Muqollit ishte jo vetëm talenti dhe interpretimi i këngës franceze “Eblouie pa la nuit”, por mënyra e veçantë e vlerësimit të saj. Fakti që publiku i ftohtë francez i sallës nuk rreshti së duartrokituri 9-vjeçaren shqiptare, duke e krahasuar me Celin Dion dhe këngëtarë të formatit jo të zakontë. “Shtypi.net” ka realizuar me të një intervistë me të atin e saj që tregon se janë nga Kosova dhe prej vitesh jetojnë në Francë.
Finalja mbahet të martën, por për prindërit e saj, arritja deri në këtë pikë është fitore. Ata vlerësojnë mbështetjen që u ka dhënë publiku. Erza nuk ndjek shkollë muzike, përveçse një herë në javë shkon në kurs pianoje.

Advertisement