Tiranë – Kryeministri Berisha i kënaqur për marrëveshjen e letërnjoftimeve elektronike

“Prilli është muaji historik. Reformat e kryera nga qeveria kanë patur një vlerësim pozitiv shumë gjërë”, u shpreh Berisha. Në deklaratën e tij kryeministri Berisha është shprehur i kënaqur për arritjen e marrëveshjes për letërnjoftimet elektronike. Pas firmosjes nga kryeministri Berisha marrëveshja është kthyer në vendim qeverie. “Skema e vendosur është një skemë e shkëlqyer, e cila për shkaqe financiare dhe teknike nuk lë asnjë qytetar pa kartë identiteti. Opozita ka propozuar të regjistrohen të gjithë personat që kanë mbetur jashtë listave dhe unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Qëllimi ynë është që cdo qytetar që do të votojë, të votojë. Nëse opozita tregon të njëjtin vullnet, ne e sanksionojmë në vendim”, u shpreh Berisha. Vendimi i ri i qeverisë, sipas marrëveshjes me opozitën përcakton blerjen e letërnjoftimeve me 200 lekë në postë për cdo person pa pasaportë, që nuk përfshihej më parë në asnjë nga skemat e kompensimit të qeverisë. Nga pagesa 200 lekë deri më 18 qershor do të përfitojnë edhe ata persona pa pasaportë që nuk e gjejnë emrin në listat e shpallura nga Ministria e Brëndshme.

Advertisement