Kosovë – Serbët protestojnë kundër ndërtimit të shtëpive për shqiptarët

Policia është detyruar të përdorë sërish gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, që tentonte të kalonte kordonin e policisë. Ata mbanin në duar flamuj dhe pankarta ku shkruhej: “Kosova është shpirti i Serbisë”, “Ndal terrorit ndaj serbëve”. Në kodrat përreth kësaj lagjeje janë vendosur edhe trupat e KFOR-it. Gjatë gjithë kësaj jave forcat ndërkombëtare kanë përdorur gazin lotsjellës dhe plumbat plastikë për të shpërndarë protestuesit, që thonë se do të vazhdojnë protestat deri në ndërprerjen e punimeve për shtëpitë e shqiptarëve.

Advertisement