Dashi: Do të mjaftojë të përcaktoni strategjinë, të mbani të frenuar impulsin dhe dëshirën për t’u dukur me çdo kusht, për të realizuar një projekt ambicioz. Ditë pak gri: pengesa në shtëpi e në punë dhe askush nuk ofrohet për t’ju dhënë një dorë. Stomaku lëmsh: e keni ekzagjeruar pak me çokollatën por ndoshta edhe me ndonjë pije me gradë të lartë alkoolike.

Demi: Qielli mik do t’ju japë  mundësi për kontakte të reja. Sot të qenurit në qendër të vëmendjes do t’ju motivojë dhe karikojë bateritë. Të qenurit tip simpatik është asi juaj nën mëngë. Nuk përjashtohen udhëtimet për disa prej jush, takime flirtuese për disa të tjerë. Në sferën sentimentale atmosfera në krahasim me ditët e shkuara përmirësohet: partneri del nga pozicioni i luftës.

Advertisement

Binjakët: Të ç’orientuar nga Hëna tek Peshqit e njëkohësisht e lidhur me Neptunin, do të humbisni sensin praktik dhe racionalitetin por do të fitoni në përshtatshmëri dhe durim. Parashikohen gjëra të papritura dhe luhatje humori të partnerit gjë që në mënyrë provokuese do të vërë në provë tolerancën tuaj. Për të shkarkuar tensionin dhe qetësuar nervat, përdorni çajra, dëgjoni muzikë dhe bëni ushtrime gjimnastikore.

Gaforrja: Udhëtime, takime, punë: sot Hëna tek Peshqit dhe harmonike me Neptunin është kombinimi ideal. Gjendeni në momentin e duhur në vendin e duhur. Do të përfitoni bashkëpunime dhe ndihmë për të nisur një projekt ambicioz, largpamës por gjithashtu interesant për financat. Armë joshëse në jetën në çift. Bisedimeve, simpatisë dhe tërheqjes do t’i shtohet edhe pasioni.

Luani: Dita nuk parashikohet të jetë ndër më të thjeshtat dhe relaksueset por impenjimet nuk do t’ju trembin. Në fund të fundit do të jeni ju fituesit. Një çështje familjare do të ketë më në fund zgjidhjen e duhur. Singëll? Nëse sot nuk ndodh asgjë speciale në fushën e dashurisë, mos filloni të përplasni këmbët. Shpirti binjak është një hap larg jush, nesër mund t’a takoni.

Virgjëresha: Që nuk jeni në humor, duket që në pamje të parë: turivarur dhe dëshirë pak. Fajin e ka Hëna në Neptun që sjell rrëmujë. Falë burimeve tuaja të fshehura do t’i përballoni mirë goditjet dhe do të kërkoni zgjidhjen e duhur për problemet. Duhet të rregulloni një punë të bërë keq, pa u bërë zevzek dhe pa dhënë gjykime jo shumë të këndshme për bashkëpunëtorët. Përvishni mëngët!

Peshorja: Një ditë e qetë dhe e rregullt pa ndryshime të jashtëzakonshme parashikohet për ju sot. Çdo gjë do të shkojë në normalitet, siç e keni vendosur, por kini kujdes humorin dhe lodhjen: shtyni impenjimet e lodhshme dhe përkedheluni. Jini të durueshim me personin e dashur, shpalosni të gjithë aftësitë tuaja mëse të dukshme.

Akrepi: Me Hënën tek Peshqit, në trekëndësh, pesha e ditëve të shkuara lehtësohet dhe kokëfortësia do të shndërrohet në elasticitet. Lëvizje të mundshme me miqtë. Bëni gati valixhet dhe lejojini vetes një udhëtim për të dëgjuar një koncert ose për të parë një ekspozitë. Mbrëmje perfekte për një bashkëbisedim si miq të mirë me partnerin, gjë kjo që do t’ju ndihmojë për të fshirë definitivisht keqkuptime të kota.

Shigjetari: Mund të mbështeteni tek një apo më tepër miq të besuar që do të jenë në krah dhe do të dinë t’ju tregojnë besnikëri përkundër çdo lloj dyshimi. Do të mund të realizoni kështu një projekt që e keni për zemër pa preokupime të tepërta. Përveç grintës, synoni fantazinë dhe shkathtësinë për të arritur rezultate më të kënaqshme në punën tuaj. Jeta në çift do të marrë një ajër më energjik. Takime!

Bricjapi: Bindës dhe energjikë në çdo lloj situate edhe pa e vënë shumë në dukje. Do të jeni vetëm ju që do vendosni rregulla e do të drejtoni lojën. Po fillojnë të shihen rezultatet për të gjithë ju që keni nisur një aktivitet të ri. Lëreni të precipitojë atë pak dyshim që keni kah personit të dashur dhe shprehini lirshëm mendimet dhe ndjenjat.

Ujori: Kjo ditë do të jetë mikesha juaj: Hëna e favorshme do të japë një shtysë ëndrrave dhe projekteve tuaja. Këtë të enjte shumë ide do të mbushin kokën tuaj. Shumë nga këto do të shndërrohen në projekte të vlefshme të lidhur më aktivitetin tuaj profesional. Në sferën e ndjenjave jeni të rrehtuar nga dashuria e partnerit dhe miqve, me të cilët do të kaloni një mbrëmje të këndshme.

Peshqit: Hëna në shenjë është gati t’ju favorizojë duke promovuar takime dhe projekte madhështore, por nga e thënë në të bërë qëndron Saturni që mbjell pasiguri. Lëreni mënjanë malinkolinë dhe pasigurinë dhe bëhuni gati të njihni vende e fytyra të reja. Ndroja në biznes nuk është lojë. Kuroni komunikimin duke u bazuar tek një stil i shpejtë, i theksuar dhe këmbëngulës.