Siguria në fluturim është bërë një videolojë për telefonat smart dhe tabletët. Laboratori i Interaksionit Njeri-Makinë (HCI LAB) i Universitetit të Udines, ka krijuar një aplikacion që quhet “Life Vest”. Ky aplikacion mëson duke u argëtuar se cilat janë procedurat korrekte që duhen ndjekur në rast emergjencash në një avion. Kjo lojë është pjesë e një projekti serioz financuar nga Federal Aviation Administration (FAA) i Shteteve të Bashkuara. “Sipas normave aeronautike jeleku i shpëtimit duhet veshur maksimumi për 25 sekonda, pa pasur nevojë për asistencë. Por për të mësuar se si duhet bërë në mënyrë korrekte, teknikat e përdorura deri më tani (prezantimet e asistentëve të fluturimit dhe kartat në sediljen e përparme) nuk kanë rezultuar të suksesshme: shumica e pasagjerëve nuk i kushtojnë rëndësi këtyre burimeve të informacionit dhe testet e bëra me pasagjerët e vëmendshëm kanë treguar se informacioni nuk është i mjaftueshëm për t’u kuptuar”,- ka shpjeguar Prof. Luca Chittaro i HCI Lab
Kjo ka qenë arsyeja përse Laboratori i Universitetit të Udines ka ndryshuar strategji. Në vend të prezantimeve të mërzitshme në aeroplan përse të mos mësosh duke u argëtuar në shtëpi? “Life Vest” është një lojë interaktive që të mëson se si të veshësh jelekun duke stimuluar një situatë emergjence në 3D. Aplikacioni është falas dhe i mundshëm për sistemet operative: Android, Apple dhe Windows.
Nëpërmjet 3 niveleve të ndryshme, aplikacioni lejon të ndërveprosh me personazhin kryesor dhe t’i veshësh jelekun e shpëtimit në mënyrë korrekte dhe të shpëtojë duke u hedhur nga avioni. Rezulatet tuaja mudn t’i krahasoni me miqtë tuaj apo njerëz të tjerë nëpër botë. Modeli 3D i jelekut është njesoj me ato real që përdor shumica e kompanive të fluturimit.
Sistemi funksionon më së miri. Loja është provuar dhe jeleku real është veshur për 25 sekonda: krahët bënë lëvizjet e duhura edhe pse në lojë luhen vetëm gishtat. “Vitin e ardhshëm do të publikojmë dhe aplikacione të tjera për sigurinë në fluturim: jo vetëm për telefonat smart dhe tabletët por edhe për paisje të tjera teknologjikë”,- ka thënë Chittaro.