Projekti synon të rrisë dhe përmirësojë monitorimin, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit nga punonjësit e institucioneve të vuajtjes së dënimit si dhe një trajtim të veçantë për grupet në nevojë në paraburgime dhe burgje, siç janë gratë, të sëmurët mendorë, apo edhe personat të varur nga substancat narkotike. Të pranishëm në promovimin e projektit ishte Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit Vasilika Hysi. Projekti do të zbatohet përgjatë 18 muajve me ndihmën edhe të ekspertëve holandez ndërsa mbështetet financiarisht nga delegacioni i Komisionit Europian në Tiranë.