Vendosja e tre lapsave me ngjyrën e flamurit të Francës nga ana e kryeministrit Edi Rama në homazhet e djeshme në Francë, ka bërë shumë përshtypje.

Britanikja The Indipendent shkruan se ky ka qenë homazhi me klas që është bërë dje. “Një politikan kishte bërë një zgjedhje të fuqishme sartoriale (për veshjen sh.r) në marshimin e solidaritetit. Pikërisht kur mendon se lapsi është përdorur në çdo mënyrë të mundshme si simbol i fjalës së lirë dhe unitetit, ja ku vjen kryeministri shqiptar, Edi Rama, me xhepin e tij Trikolor. Politikani, që është artist dhe publicist, u shfaq në marshimin e solidaritetit me lapsa blu, të bardhë dhe të kuq në xhepin e sipërm, që nënkuptojnë ngjyrat e flamurit francez,” shkruan gazeta e njohur britanike.

Advertisement