Kendall Jenner fiton vëmendje në modeling

Viti 2015 duket shumë i mirë që në nisje për Kendall Jenner.

Supermodelja që po ngjit shkallët e karrierës, i kaloi pushimet në Dubai me mikeshat e saj Gigi Hadid, Devon Windsor dhe Josephine Skriver… për të mos përmendur edhe natën e ndërrimit të viteve që e ka kaluar me stilistin e Balmain, Olivier Rousteing. Si të mos mjaftonin këto, agjencia e modelingut The Society, ka njoftuar se Jenner do të zërë vend tashmë në reklamimin e veshjeve të Marc Jacobs për Pranverën 2015 (fotografi e David Sims dhe stilim nga Katie Grand). Kjo është hera e parë që Jenner do të jetë në një fushatë publicitare vetëm, pasi më parë ka qenë me modelë të tjerë si në rastin e Vjeshtës 2014 për Givenchy ku ndau skenën me vëllezërit Brant. Megjithatë veshjet e Marc Jacobs do të reklamohen në foto të vecanta edhe nga Adriana Lima, Joan Smalls, Karlie Kloss dhe Natasha Poly.

Advertisement