Kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe asnjë kundër projektrezolutën, e cila i jep fund bojkotit parlamentar të opozitës.
Negociatorët e mazhorancës dhe opozitës firmosën në orën 23 e 40 minuta të së martës, marrëveshjen në formën e një projektrezolute, e cila i jep fund bojkotit parlamentar të opozitës. Në rezolutë theksohet fakti se vendi ynë ka nevojë për dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës qeverisëse, në mënyrë që të përmbushen ambiciet europiane të qytetarëve të vendit.